Hajdar Beqa për familjen Berisha: Të zhgënjyer nga premtimet e VV-së, këto zgjedhje kjo familje do t’i besojë PDK-së

25 janar 2025 | 14:22

Kandidati për deputet, Hajdar Beqa bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi vizituan familjen Berisha, në lagjen Dardania.

Përmes një postimi në Facebook Beqa tregoi se kjo familje dikur ishte votuese e partisë Vetvendosje, mirpo sipas tij të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura të kësaj partie, kjo familje kësaj radhe votën do i’a besojnë PDK-së.

“Së bashku me Memli Krasniqin, vizituam familjen Berisha në lagjen Dardani, e cila në zgjedhjet e kaluara kishte vendosur të mbështesë Vetëvendosjen. Sot, të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura, ata kanë vendosur që në këto zgjedhje t’i besojnë Partisë Demokratike të Kosovës.”, ka shkruar Beqa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet me numër…