Hajdar Beqa: Përjetësisht mirënjohës UÇK-së dhe komandantit Adem Jashari
05 mars 2019
| 21:28
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” për 21-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”.
Ai ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, nën komandën e Adem Jasharit, bëri të mundur realizimin e aspiratave shekullore ndër breza për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar.
“Përjetësisht mirënjohës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përjetësisht mirënjohës Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Lavdi të gjithë të rënëve për Liri!”, ka shkruar deputeti Beqa.