Hajdar Beqa përkujton atdhetarin Hysen Ademi, i vrarë në masakrën e burgut të Dubravës
23 maj 2019
| 21:20
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka thënë se masakra më mizore mbi të burgosurit shqiptarë, e kryer nga forcat ushtarake dhe policore serbe, ishte ajo në burgun e Dubravës 20 vite më parë, ku u vranë 160 të burgosurë dhe u plagosën me qindra, ndër të vrarët ishte edhe atdhetari Hysen Ademi.
“Mësuesin Hysen e kujtoj gjithmonë, si një njeri të mençur dhe shumë bujar, ai me mendjeprehtësinë e tij gjithmonë na mësonte sa i shenjtë është atdheu, e kemi borgj t’i dalim Zot në çdo kohë. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së dëshmorit Hysen Ademi dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar deputeti Beqa në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/