Hajdar Beqa viziton Shoqatën e OVL të UÇK-së në Has: Faleminderit për mikpritjen dhe respektin e treguar

07 shkurt 2025 | 13:16

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Hajdar Beqa ka vizituar Shoqatën e OVL të UÇK-së në Has. Beqa është pritur nga kryetari i shoqatës, Xhevdet Thaçi.
Kështu ka bërë të ditur vet Beqa, përmes llogarisë së vet në facebook, i cili në këto zgjedhje garon për deputet me numrin 31 në listën e PDK-së.
Njoftimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të vizitoja Shoqatën e OVL të UÇK-së në Has, ku u pritëm përzemërsisht nga kryetari z. Xhevdet Thaçi dhe shumë veteranë të luftës. Një falënderim i veçantë për mikpritjen dhe respektin e treguar.
Gjithashtu, pata nderin të bëj homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve të Hasit, aty ku prehet lavdia dhe sakrifica për lirinë që gëzojmë sot. Kujtimi dhe heroizmi i tyre do të mbetet përjetësisht në zemrat tona.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA po e shqyrton mundësinë e heqjes së vazhdimeve në…