Hajdar Sutaj zgjedhet kryetar i Kuvendit Komunal të Deçanit

01 dhjetor 2021 | 21:15

Bartësi i listës së kandidatëve për asamblenë komunale të Deçanit, nga radhët e AAK-së, Hajdar Sutaj, është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Komunës së Deçanit.

Këtë e ka bërë të ditur vet Sutaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i Sutajt:

Nga sot, Kryetar i Kuvendit të Komunës së Deçanit!

Të nderuar miq!

Qytetarë të respektuar të Deçanit!

Sot, më datë 01.12.2021, u bë konstituimi i Kuvendit Komunal në Deçan, ku solemnisht bëri betimin Kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj dhe Antarët e Kuvendit Komunal!

Po ashtu sot, me propozimin e Grupit të Asambleistëve të AAK-së dhe me votimin nga shumica e Antarëve të Kuvendit të Komunës, jam zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Komunës së Deçanit, për mandatin katër vjeqarë (2021-2025)!

Falenderoj kryetarin e AAK-së në Deçan, njëherit kryetarin e komunës z.Bashkim Ramosaj për nominimin e kandidaturës sime!

Falenderoj gjitha struktrat drejtuese dhe organizative të AAK-së dhe gjithë antarët, simpatizantët, për punën dhe përkushtimin e tyre, gjithë qytetarët e Deçanit pa dallim për mbështetjen e tyre, që na dhuruan me fitoren bindëse të zgjedhjeve lokale më 17 tetor!

Zotohemi, që do të jemi në shërbim të qytetarëve të komunës sonë, pa dallim subjekti politik, në mbështetje të projekteve zhvillimore, që Deçani të jetë ai për të cilin ëndërrojmë, që është vizion dhe mision i yni, me arsim akoma më të mirë, me zhvillim akoma më të madh në shëndetësi, bujqësi, turizëm, zhvillim ekonomik, infrastrukturë moderne, e mbi të gjitha mbështetje për gjeneratat e reja, për talentët e rinjë, sportistët që na bëjnë krenar, artistët e jashtëzakonshëm, studentët shembullorë, të diplomuarit dhe ekspertët e rinjë, të cilët duan dhe mundin që potencialin e tyre njerëzor e intelektual ta fusin në funksion të zhvillimit të Deçanit!

#PërDeçaninSkaMeUndal nuk ishte vetëm moto, por zotim i ynë, që do dëshmohet për katër vitet e ardhshme!

Urime kryetar i suksesesve z.Bashkim Ramosaj!

Urime kolege e kolegë të respektuar, Antarë të Kuvendit Komunal!

Na priftë e mbara bashkë ?

Sinqerisht,

Hajdar Sutaj

Kryetar i Kuvendit të Komunës së Deçanit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucioni më i rëndësishëm kushtetues në vend prej muajsh nuk…