Hajdari akuzon policinë për mosprezantimin e certifikatës për dokumentet sekrete

18 gusht 2023 | 18:51

Në një konferencë për media pasditen e së premtes, ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, tha se policia gjatë bastisjeve ka marrë në cilësinë e provave dokumente, që janë të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Ajo tha se Policia e Kosovës “nuk ka prezantuar certifikatë të sigurisë sekrete”, duke shtuar se marrja e këtyre dokumenteve është bërë në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Hajdari ka thënë se dokumentet që janë marrë si prova në Ministri kanë qenë të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Hajdari shtoi se nuk ka asnjë dyshim te zyrtarët që janë ndaluar sot, ndërkaq u përgjigj edhe në pyetjen nëse do të japë dorëheqje:

“Unë nuk shoh asnjë arsye të jap dorëheqje, e them me përgjegjësi të plotë”, tha ajo.

Ajo përsëriti qëndrimin e shprehur më herët nga MINT-i se blerjet për rezervat shtetërore janë bërë duke respektuar ligjin. Por, ajo refuzoi që të japë detaje për rezervat shtetërore pasi informacione të tilla, sipas legjislacionit, janë sekret shtetëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ehat Miftaraj, nga IKD, në një status në profilin e…