Ministrja Hajdari: Turqia, një nga investitoret kryesore në Kosovë
Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve.
Ministrja Hajdari ka shprehur mirënjohje për Turqinë, që është një nga investitoret më të mëdha në Kosovë, duke shprehur vullnetin për ta thelluar bashkëpunimin.
“Turqia është një nga investitoret kryesore në Kosovë dhe ne dëshirojmë ta thellojmë bashkëpunimin ekonomik, veçanërisht në fushën e investimeve të huaja”, u shpreh Hajdari.
Ndërsa ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, ka uruar ministren për postin, duke thënë se Kosova është vend i veçantë për Turqinë. Ambasadori turk u shpreh i gatshëm për ta mbështetur ministren Hajdari në projektet e ardhshme.
/Epoka e re/