Hajdari dhe Bakraçi, atletët e vitit 2018
15 dhjetor 2018
| 13:36
Në një ceremoni të organizuar nga Federata Atletike e Kosovës, u shpallën më të mirët për vitin 2018.
Musa Hajdari dhe Gresa Bakraçi u kurorëzuan si atletët e vitit për arritjet e tyre të mëdha në sportin e Atletikës 2018.
Në Ceremoninë i pranishëm ishte Presidenti Evropian i Atletikës Svein Arne Hansen, presidenti i Atletikës Ballkanike Dobromir Karamarinov, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për sportin e atletikës, Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani iu ndau mirënjohje për bashkëpunim të vazhdueshëm edhe Milorad Vuletiq, kryetar i Federatës Atletike të Malit të Zi, Krsto Sersfumovski, kryetar i Federatës Atletike të Maqedonisë dhe Gjergj Ruli, kryetari Federatë Shqiptare të Atletikës.