
Hajdari e fiton medaljen e argjendtë në Stamboll
18 shkurt 2019
| 14:46
Atleti Musa Hajdari ka fituar medaljen e argjendtë në kampionatin ballkanik të sallës për senior, të mbajtur këtë fundjavë në Stamboll të Turqisë.
Hajdari fitoi medaljen në disiplinën 800 metra. Ai arriti në cak me kohë 1:49.31, vetëm 11 të qindtat larg normës evropiane. Hajdari është bursist Olimpik për “Tokio 2020”.