Hajdari e quan “çnjerëzor” vendimin e Speciales për të mos lejuar Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

17 mars 2025 | 21:56

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për të mos e lejuar ish-presidentin Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi.

Në një postim në Facebook, Hajdari e ka cilësuar këtë vendim si “çnjerëzor” dhe një akt të papranueshëm nga Gjykata Speciale.

Reagimi:

Krejt e pritshme, aspak njerëzore.

Presidentit Hashim Thaçi nuk po i lejohet të marrë pjesë në varrimin e babait. Nuk ekziston asnjë arsye që të mos lejohet, përveç çnjerëzisë që ka kapluar këtë gjykatë monstrum.

Haxhi Thaçi do të përcillet i nderuar, siç edhe ishte, por Hashim Thaçit do t’i mbetet peng gjithmonë mospjesëmarrja.

Sikur të mos mjaftonin sfidat që kjo Gjykatë ia ka vënë udhëheqësit të UÇK-së mbi supe, ata shkojnë edhe deri këtu.

Turpi ju mbuloftë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ashpër ndaj vendimit…