Hajdari: Është rritur numri i ankesave të konsumatorëve në 300 për qind
29 mars 2022
| 12:46
Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka bërë me dije se gjatë vitit 2021 numri i ankesave të konsumatorëve ka arritur në 2 000 ose 300 për qind më shumë se viti paraprak.
Derisa ka theksuar se gjatë vitit të kaluar niveli i eksporteve të mallrave të Kosovës është rritur për 62 për qind.
Ministrja Hajdari ka thënë se gjatë vitit 2021, investimet e huaja kanë qenë gati 500 milionë euro.
Hajdari ka njoftuar se anëtarët e komisionit në fjalë për projektligjet e miratuar nga Kuvendi dhe projektligjet që janë në proces të miratimit.
Ajo po ashtu ka thënë rreth 80 për qind e masave të MSA-së janë finalizuar nga kjo ministri gjatë vitit 2021.