
Hajdari fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik
18 shkurt 2018
| 12:09
Atleti Musa Hajdari ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik “Istanbul 2018”.
Musa Hajdari fitoi të argjendtën në disiplinën 800 metra vrapim, duke përfunduar me kohë 1:49.58 sekonda.
Në Stamboll morën pjesë edhe garues tjerë të Kosovës, të cilët patën rezultate të kënaqshme, por pa arritur të fitojnë medalje. Hajdari merr bursë olimpike Tokyo 2020 nga KOK-u.