Hajdari: Gjilani, kampion vjeshtor
05 nëntor 2019
| 09:36
Fiton Hajdari në ndeshjen e fundit kundër Ferizajt ishte fytyra më e dashur e tifozëve të Gjilanit pasi arriti të shënojë tre gola në fitoren 4-0.
“Jam i kënaqur me rezultatin që kemi arritur si skuadër. Për tre golat jam i lumtur sepse ishte hera ime e parë që shënova tre gola në një takim zyrtar, gjë që nuk ishte e lehtë por, falë ndihmës së ekipit, ia arrita”, ka thënë Hajdari për “Olle”. “Jemi duke u përgatitur maksimalisht për ndeshjet e mbetura në kampionat. Jemi duke shkuar ndeshje për ndeshje dhe mendoi se në fund do të jemi edhe kampion vjeshtor”, ka deklaruar Hajdari.
Gjilani, pas 13 xhirove, gjendet në pozitën e dytë me 27 pikë, dy më pak se lideri, Ballkani.