Hajdari: Ka rritje të importit nga Serbia
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, ka deklaruar se për dallim nga vitit i kaluar ka rritje të importit prej Serbisë.
Në një konferencë për media, ku ka folur për aktivitetet e fundit të ndërmarra nga kjo ministri, ajo ka thënë se qeveria do t`i mbroj prodhuesit vendorë nga importet.
“Produktet e importuara në territorin e Kosovës kanë rritje enorme dhe po i dëmton prodhuesit vendor. Si përfundim sipas departamentit të tregtisë, tregohet se ka rritje të importit nga Serbia për dallim nga viti i kaluar. Eksporti i Kosovës është vetëm 1% në vitin 2020 dhe tash 2021. Ne do të marrim masa ndaj produkteve konditorike siç janë biskotat dhe ëmbëlsirat që prodhohen nga Serbia sepse këto produkte kanë pasur rritje enorme të importit. Ne do t’i shikojmë evidencat e pastaj do të vendosim për masat”, ka thënë ajo.