Hajdari konfirmon largimin nga Feronikeli 74

03 korrik 2024 | 14:00

Futbollisti i njohur Fiton Hajdari ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Feronikelit 74 74. Ish-futbollisti i shumë skuadrave kosovare tash e tutje është futbollist i lirë, derisa ka falënderuar të gjithë në klubin e Drenasit për bashkëpunim.

“Të dashur miq, me anë të këtij postimi ju njoftoj se nuk jam më pjesë e klubit te FC Feronikeli 74. I falënderoj bashkëlojtarët dhe kryesine e klubit për bashkëpunimin”, ka shkruar Hajdari.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po i jepet lamtumira e fundit kolosit të letrave shqipe,…