Hajdari konfirmon largimin nga Malisheva
12 janar 2023
| 17:10
Futbollisti Fiton Hajdari është larguar nga skuadra e Malishevës. Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti, i cili ka luajtur edhe për Gjilanin dhe Trepçën ’89.
“Desha t’iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Malisheva dhe jam lojtar i lirë. Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente shumë të mira, trajnerët dhe kryesinë e klubit”, ka shkruar Hajdari në “Facebook”.