Hajdari: Kosova nuk mund ta kontrollojë rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore

19 janar 2022 | 13:25

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se Kosova nuk mund ta kontrollojë rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Në debatin “Fol Hapur”, ajo ka vlerësuar se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë ka ndodhur për shkak të rritjes së inflacionit dhe importit.

“Departamenti i Tregut ka sjellë konkludimet se këto rritje të çmimeve janë për arsye të rritjes së inflacionit nga kriza botërore e pandemisë COVID-19 dhe siç e dini në Kosovë janë 90 për qind të mallrave import, ku kryesisht është konsumi familjar dhe këto janë situatat që i kemi si vend importues”, ka deklaruar Hajdari.

Sipas saj, Kosova është 90 për qind importuese dhe se nuk mund të ketë kontroll. “Ne nuk mund t’i kontrollojmë çmimet kur jemi 90 për qind importues të mallrave. Çfarë mund të bëjmë është me Task Forcën për mbrojtjen e tregut, ne mund ta mbrojmë konkurrencën e shtetit tonë që mos të lejohet që kartelet e ndryshme të mos lejohet rritja e çmimeve”, ka vlerësuar ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga një janari i këtij viti, kanë hyrë në fuqi…