Hajdari ndryshon Urdhëresën për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë pandemisë
12 prill 2020
| 18:19
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike Rozeta Hajdari, ka ndërmarrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Urdhëresës së 23 marsit për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë emergjencës së shëndetit publik.
Ndër të tjerash në këtë Urdhëresë thuhet se “ndalohet ‘ndërtimi i projekteve të ujit’ e klasifikuar me kodin 42.91”.
Gjithashtu u shtua se në ndërtimet e ndaluara përfshihet edhe devijimet e rrjedhave ujore, e ndërtime tjera që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me burimet ujore dhe natyrore e në pellgjet lumore.