Hajdari pas mosekzekutimit të pagave: Skandal dhe papërgjegjësi totale nga kjo qeveri e Albin Kurtit

30 shtator 2024 | 21:14

Zyrtari i PDK-së, Petrit Hajdari, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti pas dështimit për të procesuar sot pagat për zyrtarët publikë.

“Një qeveri që s’është e aftë të sigurojë pagat për ata që çdo ditë mbajnë në këmbë këtë shtet, është një qeveri e dështuar dhe skandaloze!”, ka shkruar Hajdari ndër të tjera.

Postimi:

Po të ishte kollaj me mbajtë shtëpi, Kola jem i kish mbajt dy!

Skandal dhe papërgjegjësi totale nga kjo qeveri e Albin Kurtit dhe ministrit Hekuran Murati!

Sot, deshtuan të ekzekutojnë pagat për gjithë sektorin publik – policinë, ushtrinë, punëtorët shëndetësorë, arsimtarët, profesorët dhe gjithë shërbyesit publik. Një qeveri që s’është e aftë të sigurojë pagat për ata që çdo ditë mbajnë në këmbë këtë shtet, është një qeveri e dështuar dhe skandaloze!

Kjo është papërgjegjësi dhe turp, por çfarë të presim nga një qeveri që ka humbur kontaktin me realitetin dhe jetën e qytetarëve të saj? Në vend që të merren me problemet reale të njerëzve, ata janë të zënë duke u vetëlavdëruar dhe duke shitur fjalë boshe. Nuk është hera e parë që dështojnë, dhe me këtë ritëm, nuk do të jetë as e fundit. Kjo qeveri nuk është në gjendje të udhëheqë, le më të zgjidhë problemet e përditshme të qytetarëve!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër e drejtuar…