Hajdari, pas rikthimit te Drenica: Synojmë Evropën

11 korrik 2021 | 16:03

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Arton Hajdari është përforcimi i radhës i FC Drenicës, raporton GazetaGoli.com.

Ikona e Feronikelit, tashmë zyrtarisht është emëruar ndihmës-trajner i klubit nga Skenderaj.

Kryesia e re e klubit të Drenicës, ka bërë një hap të  madh duke rikthyer në klub ikonat e futbollit drenicas.

Klubi nga ‘Bajram Aliu’, ka rikthyer në klub Tahir Lushtakun në cilësinë e kryetrajnerit, derisa ndihmës të tij do të jenë ish-futbollistët: Brahim Vojvoda, Arton Hajdari, Sami Geci dhe Bekim Xani.

Hajdari në një prononcim për GazetaGoli.com, është shprehur i lumtur që është bërë pjesë e Drenicës. Ai thotë se projekti i ri i klubit të Drenicës, ka qenë bindës për të.

“Projekti i ri. Synimet e mia të ardhshme për të ndjekur rrugën e trajnerit. Synimet e klubit për një të ardhme sa më profesionale, janë arsyet pse iu bashkova Drenicës”, ka thënë Hajdari.

“Jemi një staf shumë i mirë në krye më Tahirin (Lushtaku), Brahim Vojvodën, Sami Gecin dhe Bekim Xanin, Arton Hajdarin që mund të bëjmë gjera të mirë në skuadrën e Drenicës”, tha ai.

Ish-trajneri i juniorëve të Feronikelit, është i bindur së puna e tij do të reflektojë pozitivisht tek kuqezinjtë e Drenicës, sepse sipas tij, “rezultatet e arritur tek Feronikelin flasin vet”.

Duhet cekur së drejtuesit e Drenicës kanë objektiva të afatgjatë, andaj marrëveshja me shtabin teknik është tri vjeçare me synim Evropën.

FC Drenica pas prezantimit të shtabit teknik, brenda pak ditësh nis përgatitjet për edicionin e ri të garave 2021/2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ende pa filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale që do…