Hajdari: Prej kur na qenka problem ta mbrosh UÇK-në, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës?

21 dhjetor 2024 | 13:08

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari i cili garon me numrin 51, ka reaguar në rrjete sociale ndaj deklaratave të Ministrës së Jashtme, Donika Gervalla për fjalimin e Kryeministrit të Shqiperisë, Edi Rama.

Hajdari ka kritikuar deklaratat e Gervallës duke thënë se Ministrja e Jashtme nuk mund ta bëjë as një hap pa ndeshur në skandalet e saj, ndërsa thotë se ajo nga paniku kapet me UÇK-në.

Ai ka thënë se Qeverisë Kurti po i vjen fundi, ndërsa Ministren Gervalla e quan pasqyrues të këtij pushteti.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë.
Veç për Donikën, të flasësh për atë që po ndodh në Hagë është keqpërdorim i mikpritjes së Kosovës.

Prej kur qenka problem ta mbrosh UÇK-në nga foltorja e Kuvendit?

Gjithçka është e qartë edhe për ata që s’ka qenë deri tash:
E njëjta kishte deklaruar hapur që ka dërguar dosje në Hagë. E njëjta ka bërë skandal pas skandali në diplomaci.

Ky pushtet skandaloz, s’po ia del ta bëjë asnjë hap pa ndeshur në skandalet e veta, prandaj sorollatet nga paniku e kapet me UÇK-në.

E pabesueshme mund të duket, por s’është.

Po ju vjen fundi, fundrrina të historisë. Kot bëni manovra. Krejt lumenjtë e Kosovës s’ua lajnë dot skandalet.

Donika në fund të fundit s’është gjë tjetër veçse një tregues i tmerrshëm i asaj që e ka kapluar pushtetin.

Donika është turp për mbiemrin që mban. Prandaj që tani e tutje, nuk duhet t’i referohemi më kurrë me mbiemrin Gërvalla.

Ai i takonte babait të saj. Asaj i takon veç turpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një…