Hajdari: Procesi i privatizimit mund të përmbyllet vetëm pas 7 viteve
Ekrem Hajdari, drejtor menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ka thënë se mbi 50 për qind e aseteve shoqërore në Kosovë ende nuk janë privatizuar.
Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore sipas tij, në një afat real prej 5 deri në 7 vjet do të mund të përmbyllet në tërësi.
Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ai ka thënë se mjetet e Fondit të Privatizimit që aktualisht janë mbi 400 milionë euro mund të investohen vetëm në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës.
“Ne mendojmë se nëse të gjitha institucionet funksionojnë si duhet ne një afat real prej 5 deri në 7 vjet do të mund të përmbyllnim procesin e privatizimit në tërësi”, ka thënë ai.
Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/procesi-i-privatizimit/29557401.html.