Hajdari: Puna në sektorin e ndërtimtarisë do të hapet duke respektuar masat e IKShPK-së
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, ka folur rreth masave të reja për menaxhimin e përhapjes së koronavirusit.
Ajo në një konferencë për medie ka deklaruar se në fazën e parë të menaxhimit të situatës më Covid-19 parashohin të hapin sektorin e ndërtimtarisë.
“Duke pasur parasysh që sektori i ndërtimtarisë është punëdhënës kryesor në Kosovë mund të themi i dyti e kemi diskutuar me Ministrinë e Shëndetësisë, që të mundësohet hapja e punës në këtë sektor”.
“Puna do të hapet por duke respektuar të gjitha masat e dhëna nga IKShPK-ja”.
“Pra është e domosdoshme të aplikohen masat e kujdesit dhe distancës. Nga të gjithë punëtorët duhet të përdoren maskat”, ka thënë Hajdari.