Hajdari: Qeveria po punon që të rinjtë mos të ikin nga Kosova
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka mbajtur të martën konferencën me titull: “Zhvillimi i ekosistemit të bizneseve fillestare (start-up) dhe inovacionit”.
Në këtë konferencë, Hajdari ka thënë qëllimi i qeverisë dhe objektivi i ministrisë që ajo udhëheq mbetet promovimi i bizneseve të reja dhe inovacionit.
Në këtë kontekst, ajo ka thënë se qeveria ëshët duke punuar që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë dhe mos të kërkojnë punë jashtë vendit.
“Po punohet në këtë drejtim dhe Kosova e ka marrë me seriozitet këtë, me qëllim të përfitimit të të rinjve. Në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë e mos të kërkojmë vende më të mira jashtë për të jetuar e punuar. Jam e lumtur që të rinjtë po studiojnë teknologji dhe kjo është bazë për zhvillim ekonomik të vendit. Qeveria e Kosovës dhe Ministria do të vazhdojë të përkrah të rinjtë që merren me teknologji dhe inovacion. Në Prizren ekziston Qendra e TIK-ut që u mundëson të rinjve shumë përparësi”, ka thënë Hajdari.
Më tutje, Hajdari ka thënë se buxheti i Kosovës është i koncentruar në mbështetjen ndaj fushës së teknologjisë dhe inovacionit.
“Buxheti i Kosovës është i koncentruar që të mbështes teknologjinë dhe inovacionin. Na duhet edhe ekspertizë që të dimë se cila projekte kërkojmë më shumë mbështetje. Edhe Komisioni Evropian ka shumë projekte që mbështet në këtë aspekt, prandaj duhet që të shihet edhe kjo mundësi. Do të kemi edhe ligji që e rregullon këtë aspekt”, ka thënë Hajdari.