Hajdari: Rezoluta e PS-së pa vlerë juridike, presidentin e shkarkon vetëm Kushtetuesja
Kryetarja e opozitës parlamentare në Shqipëri, deputetja Rudina Hajdari, e ka cilësuar si të pavlefshëm juridikisht projektrezolutën e PS-së.
“Sot kemi një rezolutë që s’ka vlerë juridike, që ngre shantazhin ndaj presidentit. Vendimin mbi aktin e presidentit e merr vetëm gjykata Kushtetuese. Mocioni vjen me 1-4 e Kuvendit me 35 deputetë që i depozitohet Kuvendit, i cili ka për detyrë që të hapë një Komision Hetimor. Më pas, pas Komisionit ka për detyrë që të dëgjojë presidentit dhe më pas të përpilojë një raport që mund të diskutohet në Parlament dhe t’i depozitohet Gjykatës Kushtetuese. Mungesa e saj, thelbi i debatit. Pse mendon se ky vendim e zgjidh krizën? Kur njëra palë thotë nuk ka negociata me Ramën kryeministër? Nëse gruaja juaj është palë e opozitës dhe kjo palë është bërë pjesë e këtij konflikti, atëherë nuk është ky konflikt i pastër personal”, ka thënë Hajdari.
Hajdari ka thënë se vetë mazhoranca e zgjodhi Metën president, dhe kjo sipas saj u bë thjesht për t’i zgjatur atij pushtetin, LSI-së si dhe vetë atyre, transmeton “TCh”.
Gjithashtu në fund ajo tha: “Muajin tjetër do të kemi zgjedhje. Por a ja vlejti që opozita të digjte mandatet, a ja vlejti barra qiranë? Absolutisht jo. E gjitha bëhet që këta të tre të ulen dhe të zgjasin pushtetin e tyre”.