Hajdari shkarkon Pranvera Prestreshin pasi ARBK-ja shfuqizoi vendimin për ‘Klan Kosovën’
21 qershor 2023
| 18:36
Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) ka lëshuar vendim zyrtar, me të cilin ka njoftuar se përfaqësuesi i autorizuar i Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova Sh.P.K” ka dorëzuar kërkesën për plotësim dokumentacioni dhe se me këtë rast ARBK-ja ka bërë shfuqizimin e vendimit të saj për suspendmin e certifikatës së biznesit.
Por, ky vendim i ka kushtuar me shkarkim zëvendësueses së drejtorit të përgjithshëm të ARBK-së, Pranvera Prestreshi nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari (MINT).
Burime brenda MINT-it, kanë bërë me dije për “Epokën e re” se në vend të saj është emëruar Lebibe Haliti, motra e deputetit të Vetëvendosjes, Enver Haliti.