Hajdari: S’kemi përdorur fonde të kredisë nga Banka Botërore për ‘expo-Dubai’

07 prill 2022 | 13:18

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se nuk kanë përdorur fonde të kredisë nga Banka Botërore për “expo-Dubai”.

Duke iu përgjigjur aludimeve të deputetit të PDK-së, Ferat Shala, ministrja Hajdari, ka thënë se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mbuluar gjitha shpenzimet e udhëtimeve dhe akomodimit të delegacionit nga Kosova.

“Së pari për aludimin e juaj që ne kemi përdor fonde të huamarrjes nga Banka Botërore për ‘expo-Dubai’ kjo nuk qëndron e vërtet. Është total e pasaktë ai konkludim i juaj. Nëse doni t’iu përgjigjen me gjitha detajet, ajo është një ndër ekspozitat ndërkombëtare më e madhja në botë dhe është mbajtur prej datës 1 tetor 2021 deri 31 mars 2022. Emiratet e Bashkuara Arabe na kanë ftuar dhe kanë marrë pjesë shumë 192 shtete atje. Na kanë ndihmuar me dy milionë dollarë duke na përkrahur në mbulimin e shpenzimeve në biletat, akomodimin dhe gjitha shpenzimet nga Qeveria e Kosovës për 6 muaj. Pastaj bileta, akomodim dhe gjitha shpenzimet për 12 persona të trupës argëtuese muzikore”, ka thënë ajo në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Fakultetit të Artit të Universitetit të Prishtinës…