Hajdari: Synojmë anëtarësimin në OBT
Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se Ligji për tregtinë e produkteve të naftës ka pritur më shumë një dekadë, derisa në një konferencë për media ka përmendur edhe rëndësinë e tij.
Ajo ka thënë se ka dy muaj që kanë njoftuar prokurorinë për nënshkrimin e jashtëligjshëm të udhëzimit administrativ, që ka të bëjë për markimin dhe kontrollimin e naftës.
Më tutje, Hajdari ka thënë se synojnë në të ardhmen të jenë pjesë e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).
“Ligji për tregtinë e produkteve të naftës tha ka pritur një dekadë dhe është Ligj që ka marr punë derisa e rregulluam, është i rëndësishëm për mbrojtjen e konsumatorit dhe mjedisit”.
“Markimi i tregut të naftës nuk ka qenë me Ligj i paraparë dhe tutje ne kemi analizuar çështjen, dhe ne nuk kemi mund me anuluar klauzolën dhe në këtë rast kemi informuar prokurorinë për udhëzimin administrativ që është nënshkruar jashtëligjshëm nga zyrtarët e ministrisë sonë”, ka thënë Hajdari.