Hajdari vijon përgatitjet për garën e 31 korrikut
27 korrik 2021
| 17:45
Atleti i Kosovës, Musa Hajdari, prej dy ditësh ka nisur t’i vijojë përgatitjet në Tokio të Japonisë, para garës që e pret më 31 korrik në disiplinën 800 metra.
Atleti i Kosovës bashkë me trajnerin Zijadin Kryeziu dhe me anëtarin e bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Halil Sylejmani, njëherësh kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës, kanë arritur të dielën mbrëma në Fshatin Olimpik. Hajdari të martën u përgatit me boshnjakun Amel Tuka, nënkampion bote.