“Hajde se do mësohesh”, gazetarja demaskon profesorin pedofil në Prizren

27 prill 2022 | 08:03

Pedofilia, ky fenomen kaq i tmerrshëm që ndodhet edhe brenda shoqërisë shqiptare, ishte një tjetër temë që u publikua në puntatën e parë të emisionit “Piranja” në Abc.

Skuadra e “Piranjave” ra në gjurmë të një pedofili 70-vjeçar nga Prizreni, me profesion mësues.

Për ta futur në grackë ‘Agjentja” e Piranjave hap një adresë false në rrjetet sociale duke u shtirur si adoleshente me emrin Kejsi.

Kaq ka mjaftuar që profesor Fazliu fillimisht t’i bëjë kërkesë miqësie adoleshentes, më pas të nisë me të bisedat erotike, ku nuk kanë munguar as videot apo fotot e organeve të tij gjenitale.

Por superskuadra e “Piranjave” e ka të qartë misionin e saj, dhe për ta demaskuar profesorin pedofil, organizon një “ekskursion” i cili do të çonte Kejsin dhe shokët e “klasës” në Prizren.

Sapo mbërrin në Prizren agjentja e “Piranjave” prezantohet për herë të parë përballë Fazliut, i cili pa e zgjatur e fton në shtëpinë e tij.

Por rrugës nuk do të mungojnë surprizat, pasi agjentja kërkon të hyjë në një lokal për nevojat e saj, e ndërsa Fazliu qëndronte jashtë, nga lokali del gazetarja e “Piranjave” Aida Topalli, e cila këtë herë i prezantohet zyrtarisht gazetare e emisionit hulumtues.

Ndërsa gazetarja e pyeste se si ndihej që një person i moshës së tij për më tepër me një profesion mësues në të shkuarën, u vardisej vajzave adoleshente, profesor Fazliu ka ikur si “lepur” ndërsa kërkonte të fikeshin kamerat.

“Hajd se do mësohesh”, Piranjat demaskojnë profesorin pedofil | ABC News Albania – YouTube

VIDEO KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë sot shënohet Dita e të Pagjeturve, ditë kjo…