Hajdin Abazi sjell në kujtesë momentin kur filloi diplomacia publike e UÇK-së

24 qershor 2021 | 15:10

Njëri ndër themeluesit e diplomacisë publike të UÇK-së, Hajdin Abazi i njohur si Lum Haxhiu, ka sjell në kujtesë momentin nga takimi që kishte zhvilluar me ambasadorin amerikan Richard Holbrooke, në një odë të Junikut në vitin 1998.

Abazi ka thënë se më 24 qershor të vitit 1998 ka filluar diplomacia publike e UÇK-së.

“Në odën tradicionale shqiptare të Metë Shalës u zhvilluan negociatat, ku emisari i presidentit Klinton, ambasadori Richard Holbrooke, tha fjalinë emblemetike: ‘Nëse ju UÇK-ja do të bashkëpunoni dhe bashkërendoni veprimet me State Departmentin – të jeni të sigurt se ju do të bëheni shtet i pavarur!”, ka shkruar Abazi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Abazit:

Sot është një ditë që na e sjell ndër mend 24 qershorin e vitit 1998 kur edhe filloi diplomacia publike e UÇK.

Atë ditë ndodhi takimi historik në Junik midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në odën tradicionale shqiptare të Metë Shalës u zhvilluan negociatat, ku emisari i presidentit Klinton, ambasadori Richard Holbrooke, tha fjalinë emblematike: ‘Nëse ju UÇK-ja do të bashkëpunoni dhe bashkërendoni veprimet me State Departmentin – të jeni të sigurt se ju do të bëheni shtet i pavarur!

Dhe, UÇK-ja iu përmbajt kësaj maksime – me kursin properëndimor, pro-NATO-n e busulle SHBA, dhe finalja dihet: Kosova u çlirua dhe u shpall pavarësia.

Edhe sot, vetëm në bashkëpunim dhe bashkërendim veprimesh me State Deprtamentin, Kosova mundet të sendërtoje integritetin territorial dhe sovranitetin, si dhe të ketë të ardhme të sigurt.

Prandaj, kjo maksimë duhet të konsiderohet nga Kosova si Urdhri i 11-të i Abrahamit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rezultatet e 1.764  mostrave të…