Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet që ka fituar ulëse në Kuvend, Artan Behrami, ka publikuar në “Facebook” imazhet e policëve që e përcollën Thaçin në Kosovë.
Ai ka thënë se këta police evropianë, ishin veshur si paramilitarë, banditë e huliganë.
“Paramendo, një vizitë humanitare, e mbikëqyrur nga policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si banditë, si huliganë. Turp për financuesit e kësaj gjykate!”, ka shkruar Behrami.