Hajdutët grabisin hotelin ku po qëndronte Lionel Messi
01 tetor 2021
| 14:58
Disa grabitësit të maskuar kanë vjedhur mijëra para dhe bizhuteri në një grabitje në hotelin e Parisit ku Lionel Mesi po qëndronte.
Hajdutët hynë përmes një dere të hapur të ballkonit mbi suitën e hotelit të yllit të PSG-së, duke grabitur gjerdanë ari, vëthë dhe 2000 funte kesh.
Sipas asaj që raporton “The Sun”, katër dhoma u vodhën nga një grabitje vetëm disa javë pasi futbollisti përshëndeti fansat e tij nga ballkoni i hotelit luksoz.
Pamjet e kamerave tregojnë dy persona të maskuar duke u ngjitur në ballkonin e katit të gjashtë të mërkurën e javës së kaluar.
Atë natë, PSG pati ndeshje në transfertë ndaj Metz, por Mesi qëndroi në shtëpi pasi pësoi një dëmtim në ndeshjen e mëparshme.