Hajdutët nuk e ‘kursejnë’ Lewandowskin
Futbollistët hasin përditë situata nga më të ndryshmet dhe natyrisht edhe të sikletshme.
Duke hyrë në qendrën stërvitore të Barcelonës, Ciutat Esportiva të enjten, hajdutët vodhën një orë të vlefshme nga sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, kur ai u ndal për të nënshkruar autografe për tifozët, sipas gazetarit Alfredo Martínez.
Pasi ylli i sulmit ndaloi te porta për të respektuar lojtarin e 12-të, disa individë shfrytëzuan rastin për të hapur derën e pasagjerit të makinës së lojtarit polak dhe vodhën një orë (Patek Philippe), me vlerë 75,000 euro.
Hajdutët morën orën dhe e fshehën poshtë një pemë. Ka qenë vetë Lewa që ka ndjekur grabitësit, por pa mundur t’i ndalë dot. Policia ia doli të rikthente orën, pas arrestimit të një personi i cili tashmë ndodhet në një stacion policie në Cornella.