Hajduti hyn në shtëpi për të gjetur fjalëkalimin e Wi-Fi
27 korrik 2018
| 21:04
Një çift u zgjua në mesin e natës në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara nga një hajdut i cili u kërkonte fjalëkalimin e Wi-Fi.
Çifti 60 vjeçar kishte rënë në gjumë mbrëmjen e së Dielës kur u zgjuan nga një 17 vjeçar me fytyrën e mbuluar duke i pyetur nëse mund të përdorte Wi-Fi e tyre. Policia tha se burri u ngrit nga shtrati për të konfrontuar me adoleshentin duke e nxjerre jashtë dhe thirrur policinë e cila e arrestoi, njofton PCW.
Djaloshit nuk ju gjet asnjë armë. Një ditë më parë ai kishte tentuar të hynte në një tjetër shtëpi por familjarët kishin biseduar me të.