‘Hajna, qiti 100 mijë euro’, Haki Abazi i drejtohet pushtetit – Armend Zemaj i thotë se ‘i ka honger daja’
21 nëntor 2024
| 11:56
Kuvendi i Kosovës është mbledhur të enjten me një pikë të rendit të ditës: adresimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani.
Pas përfundimit të fjalimit të saj, deputeti i pavarur Haki Abazi është dëgjuar duke iu drejtuar pozitës me thirrjet “hajna”.
“100 mijë euro hajna, hajna, hajna qiti 100 mijë euro paguaj fotografinë”, dëgjohet duke thënë Abazi.
Ndërsa deputeti i LDK-së Armend Zemaj dëgjohet teksa ia kthen: “i ka honger daja”, duke aluduar në dhënien e grantit nga Ministria e Bujqësisë dajës së deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.