Hajnat bëjnë kërdi në Ferizaj, vjedhin para e stoli në vlerë prej 25 mijë eurosh

07 prill 2024 | 15:41

25 mijë euro është shuma që u dëmtua një familje në Ferizaj. Kjo për shkak se në mbrëmjen e së shtunës, ishin cak i hajnave.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Nazmi Uksmajli”, rreth orës 22:55.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia.

Zëdhënësi rajonal Kanun Veseli, tha për Klankosova.tv se personat e dyshuar kishin vjedhur 12 mijë euro stoli dhe 13 mijë e 500 euro para të gatshme.

“Në momentin e kryerjes së vjedhjes pronari me familjarët e tij nuk ishin në shtëpi.Nga hetuesit rajonal janë marrë të gjitha veprimet hetimore, është ekzaminuar vendi i ngjarjes dhe po punohet intesivisht në identifikimin dhe kapjen e personit/ave të dyshuar. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar. Për informata tjera do të njoftoheni më pas”, tha Veseli për Klankosova.tv

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dani Alves është duke shijuar pas më shumë se një…