Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e kryetarit të Istogut, vjedhin 30 mijë € dhe stoli në vlerë të 7 mijë €

07 dhjetor 2024 | 17:34

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi e banesa, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Cak i hajnave ka qenë së fundmi edhe kryetari i një komune në Kosovë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për të parin e Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i cili e ka denoncuar rastin të premten në Polici.

Hajnat janë futur brenda shtëpisë së familjes Ferati në fshatin Gurrakoc të Istogut dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme dhe stoli ari.

Siç ka marrë vesh Sinjali se bazuar në dëshminë e tij, hajnat kanë arritur që të vjedhin hiç më pak se 30 mijë euro ‘cash’, si dhe ari në vlerë të rreth 7 mijë eurove.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj është zotuar se…