
HAJNAT E DONIKËS
Behxhet Sh. Shala- Bajgora
Nuk është shpërputhje por përputhje: MPJD udhëhiqet nga një e paditur, injorante par exellance. Ajo, nga kjo ministri ka larguar çdo frymë apo përmbajtje kombëtare dhe brutalisht e ka dhunuar profesionalizmin duke e zëvendësuar me injorantë partiakë dhe mbetje e trashëgimisë politike jugosllave dhe serbe. Analizoni sot listën e ambasadorëve, konsujve, sekretarëve, atasheve ushtarakë dhe të sigurisë dhe personelit tjetër dhe lehtësisht do të bindeni për atë që e them dhe e shkruaj. MPJD e ka shndërruar në qendër të prostituimit diplomatik, pa asnjë rezultat gjatë mandatit katërvjeçar. Asnjë njohje, asnjë anëtarësim në çfarëdo institucioni ndërkombëtar përjashtuar këtu dështimin kapital dhe të turpshëm të anëtarësimit në Këshill të Evropës. Kosova dhe qytetarët e saj nuk kanë se si të turpërohen më shumë se që janë “përfaqësuar” në botë nga kjo injorante e pariciklueshme që para dite urren veten kurse gjatë 24 orëve urren UÇK-në, ish të burgosurit politikë, Bacë Adem Demaçin dhe të gjithë ata që kanë sakrifikuar për liri. Merreni me mend po hajgarexhi dhe cinik është KM i Kosovës Albin Kurthi, e lavdëron injoranten në fjalë për punë të shkëlqyer. Askush nuk e ka dëmtuar dhe turpëruar Kosovën në rrafshin diplomatik se kjo mendermethënë ministre.
Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025: Ministria e Prostitucionit Diplomatik bëri përpjekje që i tërë votimi i diasporës të bëhet në përfaqësi diplomatike e që janë shndërruar në pika të LV-së, sipas “Urdhrit Ekzekutiv” të Albin Kurthit dhe Vojsa Osmanit, këta vendosën se kush duhet të jetë e kush nuk mund të jetë diplomat nga Kosova. Kriter ishte dëgjueshmëria ndaj Kurthit dhe Osmanit dhe trungu familjar jugosllav ose serb. Tash Sheriffe Osmani doli nga loja madje as sekseri Martin Berisha nuk i hapë telefonin. Këta organizuan votimin në përfaqësi diplomatike jo sipas rregullave të KQZ-së por sipas kodeksit të cubave partiakë. Martin Berisha, sekseri i GEN-it të Serbisë, i mbrojtur nga Kurthi, Shvarci, Lenka Quko dhe Zhivadini i punëve të brendshme, i barte zarfet me fletëvotime sikur të ishin letër tualeti, për një përdorim përkatësisht për një numërim. Dhe dolën 82 për qind, sikur në kohën e Hoxhës, Titos, Çavezit apo Fidel Kastros. Hajni klasike!
Tash, lehtësisht mund ta kuptoni pse me aq pasion, ligësi dhe poshtërsi duan të kapin Prokurorinë e Shtetit dhe Gjykatën Kushtetuese! Prokurorinë e Shtetit duan ta instrumentalizojnë për qëllime politike dhe kriminale; për të ndjekur hajnat e opozitës dhe kundërshtarëve politikë dhe, për të mbrojtur hajnat e pushtetit dhe të politikës aktuale. Përpara si sinonim i hajnisë merrej Ali Baba me 40 hajdutë kurse tani kemi Albin Babën me 4…….0 hajdutë. Gjykatën Kushtetuese duan ta kapin që t’i rrëzojë të gjitha ligjet e propozuara nga opozita dhe t’i përligjë të gjitha ligjet e pozitës.
Kur e keni qëllimin e keq asnjëherë nuk realizohen të gjitha qëllimet. Nastradin Hoxha që botërisht njihet dhe pranohet si mashtruesi më i madh në botë habitej me faktin se asnjëherë në mbrëmje nuk po i del siç e kishte planifikuar në mëngjes. Mësim për nastradinët tanë.
Albini dhe pushteti: Të gjithë ata që kanë menduar se Albini e lëshon me vullnet pushtetin, mund të binden se janë ndër lule duke marrë parasysh votimin në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, postën e shpejtë në bartjen e votave të sekserit Martin Berishaj, mendermethënë ambasador dhe sjelljet prej rrugaçësh të pushtetit në QNR-së. Salvador Alende, kryetari komunist i Çiles, pasi u rrethua në Pallatin Presidencial “Moneda” nga forcat e Pinoçetit, në mbrojtje të karriges dhe pushtetit u vra duke luftuar me kallashnikov. Albin Kurthi nuk lufton sepse ashtu ka deklaruar më herët prandaj edhe nuk ka rrezik të vritet apo vdesë personalisht. Të tjerët mund të vriten apo vetëvriten për Liderin Suprem, aq iu vlen jeta!
Albini nuk e lëshon asnjëherë pushtetin, nëse nuk detyrohet. Prandaj opozita duhet ta lë në pushtet sepse në kohët që po vijnë kur askush nuk na pyet për asgjë, pushteti është rrethanë rënduese kurse mbetja në opozitë është shpëtim nga çdo përgjegjësi! E patë fatin e keq të Zelenskit, mezi doli i gjallë nga Shtëpia e Bardhë ndonëse ishte në të drejtën e tij. Me liderët tanë nuk mund të sillet ashtu, i ndjekim me Kanunin e Lekë Dukagjinit, fuck të drejtën ndërkombëtare. Mbështetur në këtë e keni reagimin e trojkës kryesore të mendimit politik dhe intelektual, prof. dr. Ramçes, Raskolnikovit të Prizrenit dhe Hysë Teneqes nga Klubi i Anarkistëve të Tiranës. Po mos të ishte reagimi i menjëhershëm dhe i guximshëm i kësaj trojke, kot do të mbahej Samiti i Shteteve të Evropës. E patë, Rute, Makron, von Lejen, Sholc dhe të tjerët këshillonin Zelenskin që sa më shpejt t’i kthehej Trampit, trojka e “mendimtarëve të pa tru” e ripostonin postimin e një adashi të tyre.: “Fuck …Mr. Trump..” Ajnshtajni thoshte se mençuria e ka një kufi kurse budallakia dhe injoranca jo. Të tillë jemi, rast sui generis!