Hajnat e rrahin dhe plaçkitin një 77-vjeçare në Fushë Kosovë
29 janar 2021
| 22:24
Lihe Muratit në Fushë Kosovë në orët e para të së premtes i hynë hajnat.
Ndaj 77 vjeçares tre personat e maskuar kishin ushtruar edhe dhunë, duke e lënduar në kokë dhe në duar, njofton Klan Kosova.
Ata morën në shtëpinë e të moshuarës 32 euro, dy telefona dhe stoli.
Policia është duke e hetuar rastin, kurse një patrullë qëndroi gjatë ditës në lagjen ku gjendet shtëpia, për të mbledhur informacione.
https://www.youtube.com/watch?v=JkBbnQOeY1o&feature=emb_title