Hajnat kryejnë vjedhje në një shtëpi në Pejë dhe më pas ia vënë flakën

09 prill 2019 | 17:00

Rreth orës 00:30 të datës 9 prill, gjatë patrullimit rutinë në fshatin Kerstovc të komunës së Pejës, patrulla policore ka vërejtur zjarr në një shtëpi. Policia kanë ndërmarrë masat e menjëhershme duke njoftuar njësitet e zjarrfikësve të cilët kanë shuar zjarrin.

Si pasojë e këtij zjarri ka pasur dëme materiale në një dhome në të cilën janë djegur gjësende tekstili.

“Shtëpia ishte e pabanuar meqë pronari i shtëpisë jeton jashtë vendit sipas deklarimit të fqinjëve. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nga hetuesit policor është vërejtur se persona të dyshuar fillimisht kishin dëmtuar dritaren dhe kishin hapur derën e hyrjes së dhomës dhe kanë depërtuar brenda për të kryer veprën e vjedhjes. Ende nuk dihet nëse është vjedhur diçka, sepse policia është në proces të hetimit”, është thënë në njoftimin zyrës për informim të Policisë së Pejës.

Policia ka apeluar të të gjithë qytetarët që nuk banojnë në Kosovë por që kanë pasuri të paluajtshme ta gjejnë formën e përkujdesjes së pasurisë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar vizita e delegacionit të komunë së Meyrinit, të…