Hajnat në Pejë s’lënë gjë pa vjedhur

10 dhjetor 2020 | 08:09

Vjedhjet janë bërë dukuri shqetësuese në Kosovë.

Brenda ditës raportohen dhjetëra të tilla në Policinë e Kosovës, teksa vetëm mbrëmë një lagje në qytetin e Pejës është tmerruar nga hajnat.

Sipas mediave lokale, katër shtëpi në lagjen “Fidanishte” në Pejë kanë qenë cak i grabitësve.

Hajnat thuhet se kanë hyrë në këto shtëpi në një interval prej pak orësh.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e policisë të cilat po i hetojnë këto raste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të javës së 17 në Superligë, sot (e…