Hajnat plagosin një polic në Prishtinë, dërgohet për trajtim në QKUK

18 dhjetor 2020 | 11:46

Një zyrtar policor është plagosur mëngjesin e së premtes nga disa hajna që kishin shkuar për ta vjedhur bankomatin e një qendre tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë.

Policia ka bërë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 5 e 30 minuta.

Sipas njoftimit, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka pasur të shtëna me armë zjarri.

“Me të marrë informatën, policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit, për t’iu shmangur kapjes nga policia, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia është në vendin e ngjarjes dhe po i kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe po i ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, në…