Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Prishtinë

10 prill 2023 | 09:21

Në shtëpinë e një personi në Prishtinë dje kanë hyrë hajnat, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, hajnat kanë vjedhur stoli ari, një telefon mobil, para dhe gjësende të tjera.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

“Prishtinë 09.04.2023 – 16:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, një telefon mobil, gjësende tjera dhe para të gatshëm. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët kanë gjithmonë të drejtën e fjalës dhe fuqinë e…