Hajredin Hyseni-Dini kërkon nga llapjanët t’i votojnë Floretë Zejnullahun e Isak Shabanin

09 shkurt 2021 | 22:13

Ish i burgosuri politik e ish-deputeti, Hajredin Hyseni, përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’,  ka kërkuar nga qytetarët llapjan që të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të votojnë dy personalitete me vlera të larta profesionale e kombëtare.

‘Dini’ ka kërkuar të votohet Partia Demokratike e Kosovës e cila mban numrin #134, si dhe kandidatët Floretë Zejnullahu me numër #33 dhe ish të burgosurin politik, kandidatin Isak Shabani me numër #34.

Postimi i plotë i Hajredin Hysenit:

Të nderuar miq,

Zgjedhjet e 14 shkurtit do të mbahen këtë të diele.

Llapi kandidon me dy personalitete me vlera të larta profesionale dhe kombëtare, Floreta Zejnullahun #33 dhe Isak Shabanin #34.

Ju ftoj të dilni dhe t’i votoni kandidatët nga Llapi në listën e PDK-së me numër 134 dhe kryeministrin Hoxhaj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Ambasadës amerikane në SHBA, James Hagengruber, ka thënë…