Hajredin Kuçi del pozitiv në testin për Covid-19
28 korrik 2020
| 15:34
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.
Lajmin e ka bërë me dije bashkëpartiaku i tij Arsim Bajrami.
“Pas përballjes dyjavore dhe ditëve shumë të vështira arrita të fitoj betejën me Covid-19. Ky virus dinë të jetë shumë i rrezikshëm dhe sulmon të gjitha organet e organizmit. Falënderoj me këtë raste personelin e Klinikes Infektive dr. Salihun, dr. Shemsedinin, dr. Muratin, dr. Armond Dacin dhe personelin e Spitalit Amerikan. Në mënyrë të veçante falënderoj për kujdesin kryetarin Kadri Veselin, prof. Kuçin të cilëve ju dëshirojë shërim te plotë”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e vet në “Facebook”. /Epoka e re/