Hajredin Kuçi dhe Enver Hoxhaj marrin pozita të reja në PDK
Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës sot ka zgjedhur dhe plotësuar strukturën e re drejtuese të partisë, duke emëruar nënkryetarët, sekretarin dhe një numër udhëheqësish të departamenteve sektoriale.
Në listën e emërimeve të reja, ajo që bije në sy janë pozitat që kanë marr ish-nënkryetaret e kësaj partie, Hajredin Kuçi dhe Enver Hoxhaj.
Në këtë mbledhje, Kryesia e PDK-së ka vendosur që Hajredin Kuçi të jetë udhëheqës i Departamentit për Politika Programore, kurse Enver Hoxhaj, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Nënkryetarë të kësaj partie janë emëruar Agim Aliu, kryetar i komunës së Ferizajt dhe Shaqir Totaj, kryetar i degës së PDK-së në Prizren.
Kurse, sekretar i Përgjithshëm i PDK-së është emëruar kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili.