Hajredin Kuçi: I jap të gjitha fjalëkalimet që kërkohen, nuk fsheh asgjë

17 dhjetor 2024 | 18:46

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është paraqitur për herë të parë në Gjykatën Speciale, ku po përballet me akuza lidhur me pengimin e drejtësisë.

Gjatë deklaratës së tij, Kuçi theksoi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe është plotësisht i gatshëm për bashkëpunim.

Ai njoftoi se ka ofruar të gjitha fjalëkalimet që i janë kërkuar për pajisjet e tij kompjuterike dhe mbetet i hapur për të dhënë edhe të tjera nëse kërkohen nga gjykata.

“Unë i kam dhënë fjalëkalimet që i kanë kërkuar dhe jam i gatshëm t’i jap edhe të tjerat, për kompjuterin nëse është fjala. Dhe nuk kam asgjë për të fshehur”, ka thënç Kuçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Agim Ademi po qëndron në Doha të Katarit, ku…