Hajredin Kuçi pjesë e ekipit mbrojtjes të Kadri Veselit në Hagë
04 shkurt 2022
| 15:35
Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është bërë pjesë e ekipit mbrojtjes të Kadri Veselit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kjo është konfirmuar në seancën e sotme nga avokati i Veselit, Ben Emmerson.
Kuçi është parë brenda sallës, ku po mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-udhëheqësve të UÇK-së.