Hajrizi, MVP i xhiros së parë
30 tetor 2020
| 12:39
KB Peja fitoi derbin ndaj rivalit të vjetër Sigal Prishtinës 107:86, derisa kapiteni Drilon Hajrizi kontribuoi me 24 pikë, 11 kërcime dhe pesë asistime.
Hajrizi ishte një nga lojtarët më të dalluar të verdhezinjëve edicionin e kaluar, duke fituar Kupën e Kosovës në basketboll, derisa ka qenë edhe një nga lojtarët kyç në Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll, në fitoret ndaj Islandës dhe Luksemburgut.
Drilon Hajrizi është një nga basketbollistët më me përvojë në Kosovë, ku ka luajtur për Trepçën, Sigal Prishtinën, Bashkimin dhe Pejën apo katërshen e madhe të basketbollit të Kosovës.